Rezarta Shkurta ka vendosur që në ditën e shënuar të 8 marsit, të kujtojë dhe të ndjerën, Nexhmije Hoxha. Ajo ka postuar disa shënime të lënë në libër nga Nexhmija, të cilat janë një uratë për Rezartën dhe nipin e saj, Ermalin.Dedikimet

“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë, bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort, Nexhmija”- shkruhet në një nga librat që Nexhmije Hoxha i ka dhuruar nuses së nipit të saj.

“Të dashur Ermal e Rezarta, ju le këtë libër, të fundit të jetës sime, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë”,- shkruhet në një libër të dytë dhuruar nga Nexhmije Hoxha.E veja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ndërroi jetë disa ditë më parë, në moshën 99-vjeçare.

MUND TË JU PËLQEJNË