Teksa një prej çifteve më “cool” në show biz, Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta ndodhen me pushime në Dubai, gentelman-i Hoxha i ka propozuar partneres së tij Rezarta Shkurta për martesë.

Rezarta teksa i ka thënë “po” (nuk kishte si të ndodhte ndryshe), këtë moment e ka postuar në Instagram-in e saj ku tregon edhe unazën me të cilën Ermali i ka propozuar.

Propozimi nuk mbetet me kaq dhe duket se së shpejti do të kemi dasmë, siç e do tradita! Këtë lë të kuptohet mbishkrimi i fotos (aromë dasme) që ka shkruajtur Rezarta.

Ermali dhe Rezarta janë prindër të një vajze, Hera.

MUND TË JU PËLQEJNË