Në seancën plenare në Kuvend ku u votua Qeveria e re, kryeministri i votuar Albin Kurti ka thënë se sot nuk ka fituar koalicioni Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por kanë fituar qytetarët e Kosovës, shkruan GazetaBlic.“Sot nuk fitoi koalicioni VV-LDK, por fituan qytetarët.

Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë përmes klientelizmit dhe favorit, ftoj të gjithë punonjësit në institucione publike që të distancohen e ta luftojnë korrupsionit, pasi nga sot ka një lidership të ri dhe ka aleat i cili do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit”, tha Kurti.

“Unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin e juve sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë e kemi dëshiruar”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Po ashtu, Kurti në fjalimin e tij, ka thënë se tashmë ka përfunduar epoka kur interesi personal është vënë mbi atë shtetëror.
“Kosova ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit ka përfunduar”, u shpreh ai.

Mirëpo, në fjalimin e tij, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se synimi kryesor i qeverisë së tij dhe i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO si dhe vazhdimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne bashkërisht synojmë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, tha Kurti, duke shtuar se partneriteti me SHBA-të do të vazhdojë.

MUND TË JU PËLQEJNË