Kontabilisti i cili vodhi nga këngëtarja Rita Ora një shumë të madhe parash, për të cilën u dënuar me burgim.

38 vjeçari Andreë Munday, i përdori paratë që i mori nga ylli i popit për të blerë shtëpi dhe relikte të Star Ëars, por edhe për anëtarësimin në klubin e futbollit Tottenham Hotspur.

Munday para Gjykatës së Northamton Croën i pranoi të nëntë akuzat për mashtrim dhe u burgos me pesë vjet e tetë muaj.

Andreë e mashtroi kompaninë e Rita Orës me një shumë prej rreth 3.1 milionë dollarë gjatë shtatë vjetëve.

“Munday e ka abuzuar pozitën e tij të besimit, gjë që u ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar dhe emocional të gjitha viktimave”, ka thënë Richard Barnett nga policia e Northamptonshire për BBC./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË