Rita Ora dukej për mrekulli, ndërsa ishte nisur për në radio, në Londër.

Rita Ora ishte veshur me kostum prej lëkure, të mërkurën, kur po largohej nga shtëpia e saj në Londër, shkruan DailyMail.

29-vjeçarja bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, derisa ishte nisur për t’u paraqitur në radio.

Autorja e hitit “Hot Right Now” kishte veshur xhaketë lëkure krem, të kombinuar me një palë pantallona të ngushtë me të njëjtën ngjyrë.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë vathë ari, syze dielli si dhe çizme lëkure.

Së fundi, këngëtarja ishte shndërruar në një ‘luftëtare’ sci-fi seksi për xhirimet e klipit të ri, për këngën “How to be lonely”.

Me këngën e re, Rita ka thënë se po nis një kapitull të ri në karrierë, kurse idenë e bërjes muzikë e përshkroi si ‘çliruese’.

Rita Ora së fundi i ka dhënë fund romancës me Rafferty Law, 23 vjeç, me të cilin kishte xhiruar në “Oliver Twist”.

MUND TË JU PËLQEJNË