Rita Ora kaloj 24 orë me Joey Essex dhe një mori miqsh të famshëm të enjten natën.

Këngëtarja, 29 vjeçare, u shfaq me yllin televiziv poashtu 29 vjeç, në pronën e saj në Londër të premten.

Dyshja u takuan me mikun e Ritës, Vas J Morgan, 31 vjeç, pronar i TINGS, i cili dikur paraqitej në TOWIE me Joey.

Ndërsa Rita kishte ndryshuar veshjet, Joey dhe pjesa tjetër e grupit kishin veshur të njëjtat rroba nga një natë më parë.

Dyshja ishin përpjekur të shmangnin të shiheshin së bashku gjatë një nate që kaluan së bashku të enjten në klubin e natës Laylow.

Joey Essex u pa duke shkuar në banesën e Rita Orës në orën 4 të mëngjesit pas një nate të këndshme me këngëtaren.

Por ata shkuan së bashku në orët e para të mëngjesit në rezidencën e poshtme të Ritës në Holland Park, në Londrën Perëndimore.

Burime pranë Ritës këmbëngulin se nuk ka asnjë lidhje romantike mes tyre. Por dëshmitari thanë se “ata dukeshin vërtet të lumtur së bashku”.

MUND TË JU PËLQEJNË