Fjala e popullit thotë: Burri e bën gruan zojë, burri e bën tojë! E kujt më mirë se këngëtares sonë të dashur Gilit, i shkon kjo fjali e ju përshtatet kaq shumë.

Realisht konteksti i fjalës popullore “Burri e bën gruan zojë, burri e bën tojë!”, nënkupton harmoninë, respektin e dashurinë e bashkëshortëve që përveç tjerash, edhe në fizik të reflektojnë elegancë e bukuri, shkruan “Kosovarja”.

Si shihet tek çifti i njohur Iliri dhe Gili kjo harmoni bashkëshortore është receta më e mirë për bukurinë e performancën si për gruan ashtu edhe për burrin.

Historia e tyre e dashurisë nisi qysh në bankat e shkollës, e cila dita-ditës u rrit duke lulëzuar. E tani kanë mbi 30 vjet jetë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Të mos flasim për karrierën e cila numëron shumë suksese, por Gili përgjatë këtyre viteve në skenë gjithmonë është dalluar për stilin, elegancën dhe sharmin, duke mos e tepruar asnjëherë me veshje.

Së fundi u përflit shumë dieta nga e cila Gili  humbi disa kilogramë, që e bën të duket tamam si një vajzë e re.

Por, të qëndroj e tillë, e bukur, sigurisht që ndikon edhe jeta që bën, njerëzit që ka pranë.

Gili pati fatin të këtë një bashkëshort si Ilirin, dhe dy djem të mrekullueshëm, që ia bënë jetën më të lehtë dhe të lumtur./ Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË