Çifti i mirënjohur shumë shpejt do ti japin fund beqarisë.

Këngëtarit të mirënjohur nuk i kanë mbetur shumë ditë që dashurinë e tij me Afrona Dikën të kurorëzojë me martesë, shkruan Kosovarja.

Të gjithë po e presin këtë ditë me shumë emocione, e që kjo martesë pritet të bëhet me 21 shtator.

Por, para të gjitëve është vet çifti që po shihen ende më të emocionuar dhe më të gëzuar, dhe kjo i ka shtyrë që të vijnë me disa fotosesione, ku Blero është i veshur si dhëndër kurse Afrona me vello të bardhë.

Këto fotosesione dyshja e famshme i kanë bërë në disa bregdete e vende të caktuara, duke rezultuar shumë romantikë e mbi të gjitha shumë të dashuruar.

Madje, aq dashuri të madhe kanë për njëri tjetrit sa edhe këto realizime nuk i kanë mjaftuar, sa kanë vendosur që të vijnë edhe me disa thënie kushtuar njëri tjetrit.

Se çfarë i dedikuan ata shpirtit të tyre, dhe cilat ishin fjalë për njëri tjetrin, mund ta kuptoni përmes imazheve në vazhim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË