Reperi Gjiko mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova, ku përveç muzikës, ai foli edhe për jetën e tij private.

Në rubrikën “Haje ose thuaje”, reperi nga Peja u pyet se cila ishte e dashura e tij para Elitës, mirëpo ai tha se nuk ka ekzistuar një e tillë.

“Realisht, Elita është e dashura ime e parë. Unë s’jam prift e as hoxhë, por kam pasur vetëm flirtime, vajza me të cilat s’ka zgjatur”, ishin fjalët e Gjikos.

Reperi gjithashtu tregoi edhe për emrin e shumë përfolur të djalit të tij Zëri, ku zbuloi se ishte një e afërme ajo që ua propozoi këtë emër.

“Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri”, tha Gjiko.

Në muzikë, Gjiko është mjaft aktiv me koncerte në vende të ndryshme. Ndërsa projekti i fundit i lansuar nga ai është vetëm një javë më parë, kënga me titull “Coco Jumbo”, e cila deri tani numëron tre milionë shikime në kanalin Youtube./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË