Po thuajse të gjithë e dimë se kush janë vjehrrat më të mira të estradës dhe se sa i duan rejat e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Ndër to prin Shyhrete Behluli, Nera Fejzullahu e krejt tash vonë ka hyrë në mesin e tyre edhe Remzie Osmani.

Remzie Osmani nuk ka edhe kohë të gjatë që është bërë vjehërr për herë të parë.

Ajo ka martuar djalin e saj të vetëm Hamzën me Gëzime Krasniqin.

Remzia njihet si një person mjaft e sinqertë dhe e dashur.

Dashurinë ndaj familjes, e sidomos ndaj të vetmit të saj Hamzës e ka shfaqur çdo herë edhe publikisht duke folur me mjaft krenari për të.

Mirëpo, jo vetëm djalin e saj. Ajo po del të jetë edhe një vjehërr shumë e dashur.

Shpesh e ka shprehur haptazi edhe dashurinë ndaj Gëzimes.

Por, duke qenë se çifti ndodhet në pushime e nuk kanë munguar imazhet prej tyre Remzia nuk heziton të na tregojë se cila foto e nuses po i pëlqen.

Si mendoni, a ka ditë të zgjedh?

MUND TË JU PËLQEJNË