Vlora Çitaku ditë më parë ishte e pranishme në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Donald Trump shtroi iftar.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka ndarë fotografi nga darka e iftarit që e kishte shtruar presidenti Trump, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte zgjedhur një fustan shumëngjyrësh, të cilin e kishte veshur edhe në disa ngjarje tjera.

Një komentues i shkruan “A mundet dikush të krijojë një fondacion për ambasadoren Vlora Çitaku, kështu ne mund t’i blejmë asaj një fustan të ri. Ajo ka veshur të njëjtin fustan pa pushim. Më 26 dhjetor 2018, në një ditë me shoqërinë e saj. 28 dhjetor 2018 me miqtë. 5 dhe 6 prill 2019 në Lowa dhe tani me Donald Trump”.

Ndërsa, ajo i përgjigjet me shaka “Ok, marr shume mesazhe, po ky me bani me qeshe me lot. Paska pase kohe njeri me e numeru sa here e kam veshe te njejtin fustan 😂”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË