E njohur anë e mbanë trojeve shqipfolëse, e dëshmuar si këngëtare shumë e dalluar e kush tjetër i meriton këto pos bilbilit të Mushtishtit, Remzie Osmanit shkruan Kosovarja.

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë Remzie Osmani vazhdon të pëlqehet tej mase për paraqitjet e saj, jo vetëm si këngëtare por edhe si një grua, nënë, bashkëshorte dhe tani së fundi edhe si vjehërr.

Duke qenë se është sezona e verës dhe është shumë e angazhuar në dasma e ahengje familjare këngëtarja nuk ka pasur edhe shumë kohë për rrjetet sociale.

Së fundi, Remzia në imazhin e saj e cila shfaqet me një buzëqeshe të bukur shkruan se ka kohë që nuk i ka përshëndetur ndjekësit e saj.

“eh, moti sju kam pershendet” shkruan Osmani.

Përndryshe, projekti i fundit i realizuar i saj është “Shumë ty të du”.

MUND TË JU PËLQEJNË