Shyhrete Behuli është më e njohura në muzikën popullore, një femër me stil të veçantë si në të kënduar ashtu edhe në veshje, shkruan “Kosovarja”.

Shumicën e kohës e shohim në ahengje të ndryshme familjare.

Pas angazhimeve të shumta, bilbili i këngës popullore ka vendosur të largohet për disa ditë pushimi në Turqi.

As nga atje nuk i mungojnë postimet në rrjete sociale, një foto që ka hedhur në rrjetin social Instagram ajo paraqitet e thjeshtë në trenerka dhe pa grim.

Diçka e çuditshme tek Shyhretja, vëmendjen e merr ngjyra e flokëve të saj, pasi që gjysma i duken të zeza dhe gjysma tjetër të bardha, është mungesa e kohës së lirë apo mosha e saj që po ndikon në mos kujdesin e plotë tek vetja.

Edhe pse kështu, prap eleganca nuk mungon tek e madhja Shyhrete Behluli. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË