Blero dhe Afrona, këngëtari dhe modelja bukuroshe po shijojnë ditët pas martesës si burrë dhe grua.

U bë një muaj që kur çifti kurorizuan dashurinë e tyre me martesë para shumë njerëzve, familjarë, miqë e shoqëri e gjerë, shkruan “Kosovarja”.

Dasma e tyre madhështore u komentua disa javë për detajet që impresionuan të gjithë.

Çifti u shfaqen edhe pas këtij ahengu duke ndarë imazhe e video të ndryshme. Duket se marrëdhënia e tyre po shkon si është më së mirë.

Kjo pasi nuk po mungojnë dedikimet që vazhdimisht ia bëjnë njëri-tjetrit.

Së fundi Blero ka postuar një fotografi të Afronës për të cilën ka një premtim.
“Gjithmonë do të jem aty për ty”, ka shkruar ai krahas imazhit të bukuroshes me fustan nusërie./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË