Blero dhe Afrona vazhdojnë të cilësohen si çifti më i përkryer i estradës.

Dyshja vazhdimisht janë pjesë e mediave rozë, duke u shkruar gjithmonë për anët pozitive që kanë, shkruan “Kosovarja”.

Sot, për çiftin është një datë e rëndësishme teksa festojnë përvjetorin e dashurisë.

E, për këtë ditë Blero ka shkruar disa fjalë me vlerë duke shprehur dashurinë që ka për Afronën.

“Foto jon e pare bashke sot 6 vjet me par. Urime 6 vjetori gruja jem. Nga ajo dit jam njeri ma i lumtur ne bote. Ti je gjysma ma e bukur e ima ti je shembulli i nje njeri shpirtpaq dhe perplot dashuri.

Jam i bekuar me ty. Te Dua gruja ime dhe jam krenar me ty gjdo dite. Shpresoj te plakemi bashke”, shkroi ai krahas fotografisë që kanë e kanë realizuar për herë të parë . /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË