Ariana Fejzullahu është në pritjen më të ëmbël, dhe shumë shpejt pritet që të sjellë në jetë fëmiun e katërt.

Deri më tani, nga ajo kemi parë udhëtime e shëtitje nga më të ndryshmet, gjë që nuk ka ndikuar që shtatzënia ta ndalojë atë, shkruan Kosovarja.

Por, sa më shumë ditët po kalojnë, duket se edhe Ariana po lodhet, dhe dalë nga dalë qejfeve e lukseve po i thotë lamtumirë për një kohë.

Kjo ka ndikuar, që të vijë me një kërkesë të shpejtë, kjo sepse edhe punëve të shtëpisë nuk po mund të iu del zot.

Për këtë shkak, ka vendosur që të bëhet sa më shpejt me një ndihmëse, madje atë duke kërkuar ndihmën e fansave të saj që ta gjejnë sa më parë.

Për më shumë, këto janë kriteret që duhet ti plotësojë ndihmësja, në mënyrë që jo vetëm të pastrojë por edhe të iu bëhet mike e shtëpisë familjes Fejzullahu. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË