Gili, është ndër ikonat më të bukura shqiptare që me shumë ëndje dhe dëshirë ka ndjekur rrugëtimin e saj.

Është prej atyre artisteve që për shumë vite i ka qëndruar besnike publikut dhe skenës shqiptare, shkruan Kosovarja.

 

Atraktiviteti, pozitiviteti, energjia dhe përkushtimi ndaj punës së saj e kanë bërë që të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj dhe të dhurojë çdo herë performanca të veçanta.

Por, nuk është vetëm muzika që e ka veçuar nga të tjerët, por edhe stili i saj që gjithmonë është paraqitur me plot sharm dhe veshje të dalluar.

Në fakt, ende vazhdon të jetë e tillë. Këtë ritëm të veshjes vazhdon ta ruajë edhe sot, e që këtë e dëshmon gjithnjë që është e vetmja që veshjeve iu jep hjeshi dhe bukuri.

Meqë, është vlerësuar gjithmonë për stilin e dikurshëm por edhe të tanishëm, Gili po di të prekë në zemrat e të gjithëve dhe të vijë çdo herë e më moderne, ashtu edhe si në këtë fotografi që duket për mrekulli.

Jo vetëm kaq, Gili, njihet për fustana të veçantë qysh prej fillimi të karrierës së saj, andaj dhe e ka menduar që t’i kushtojë këngë fustaneve, të cilën e ka paralajmëruar kaherë, por ende nuk e ka zbuluar datën e publikimit. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË