Afrona Dika, emër ky shumë i njohur dhe i përhapur për të gjithë ne.

Është bashkëshortja e këngëtarit më të njohur, Bleros, e cila me pozitivitetin dhe dashurinë e saj ka bërë për vete një numër të konsiderueshëm të njerëzve, shkruan Kosovarja.

Afrona, është ndër ato femrat që për të ka çfarë të shkruhet. Stili, sharmi, luksi, udhëtimet e shumë gjëra të tjera ndikojnë që jeta e modeles të rrjedhë në fjalët e secilit.

E, sa i përket familjes, asnjëherë nuk është ekspozuar shumë në këtë pjesë, pavarësisht kërkesave të shumta që ka pranuar për paraqitje të tilla.

Por, tani sikur t’iu ketë ndërruar mendja dhe të ketë vendosur që familjen të mediatizojë dhe ti afrojë më afër adhuruesve të saj, pasi sot na njofton me babain e saj.

Njëherit, edhe e uroi për ditëlindje, ku me pak fjalë përkufizoi urimin më të bukur kundrejt tij, e i cili ishte: “Urime ditlindjen Babi edhe 100 te lumtura me shendet dhe gjithe te mirat, te pacim afer gjithemone”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË