Mosmarrëveshja ndërmjet disa personave ishte shkak i një përleshjeje ku mbeti një person i plagosur me thikë dhe një tjetër i lënduar pas goditjes me një shkop metali.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Pejë. “Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave meshkuj K/Shqiptarë, ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar ndërsa viktimën tjetër mashkull K/shqiptar e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka konfirmuar policia duke e cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË