Të gjitha përgaditjet për dasmën madhështore të Bleros e Afronës pothuajse kanë përfunduar.

Kanë mbetur edhe pak ditë që modelja dhe këngëtari i njohur do të kurorizojnë dashurinë e tyre me martesë, shkruan “Kosovarja”.

Ata po mbledhin dashamirët në një aheng madhështor që e kanë planifikuar në një nga resortet luksoze të Shëngjinit me 21 shtator.

E para dasmës ata kanë realizuar disa fotosesione në të cilat janë shfaqur mrekullueshëm pranë njëri tjetrit.

Ndërkohë që data po afron emocionet për çiftin po rriten. Është Afrona ajo e cila vazhdimisht po ndanë imazhe paralajmëruese të dasmës.

E së fundi ajo ka ndarë njërën nga fotografitë e realizuara nga fotosesionet me anë të të cilës parashikon se kjo dasmë do të jetë më e mira që ka ndodhur ndonjëherë.

Kështu thotë modelja me një mbishkrim në rrjetet sociale: “Dasma më e mirë do të ndodhë së shpejti”, shkruan Afrona në Instagram./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË