Blero dhe Afrona Dika tashmë kanë bërë të ditur se do të martohen më 21 shtator, në një ceremoni luksoze të organizuar në Shëngjin.

Të njëjtit tash e një kohë kanë filluar përgatitjet dhe së fundmi realizuan një fotosesion mjaft të veçantë me kostumin e dasmës.

Blogerja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka mahnitur fansat e veshur me fustanin e bardhë, dukja e së cilës është për t’u admiruar.

“Ata thanë që martesa është bërë në parajsë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve Afrona.

Bukuroshja ditë më parë ka dhënë një intervistë për revistën “Class”, ku ka folur për romancën me Bleron, ndjesitë para dasmës e shumëçka tjetër.

Ndryshe, këngëtari Muharremi martohet për të dytën herë, pasi vite më parë ishte me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. /Telegrafi/

 

MUND TË JU PËLQEJNË