E njohur për talentin e saj të pa krahasueshëm në muzikë, këngëtarja Adelina Thaçi e ka deshmuar prej vitesh potencen e saj në botën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Adelina ka ardh para publikut shqiptar pa xixa e temina, pa ekzagjerime, thjesht me talentin, zërin e kristaltë dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të kënduar më mirë se krejt.

Këngëtarja që dikur ishte shumë prezente me këngë të reja që përcilleshin me videoklipe, ka vite që nuk ka ardh me ndonjë projekt të ri.

Së fundi, ajo është pjesë e formacionit muzikor “Zanat”, një përbërje prej pesë zonjash që këndojnë një zëri.

Adelina, ka treguar se është pa komplekse, e këtë e dëshmon edhe në postimet e fundit në faqen e saj në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Përndryshe, kjo është hera e parë kur Adelina Thaçi shfaqet kaq lirshëm në rrjete sociale. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË