U njoh fillimisht si vajza e humoristit të mirënjohur Rasim Thçit- Cimës.

Me pas karriera e saj muzikore e afroi më shumë me publikun shqiptarë, ku fito simpatinë dhe dashurinë e njerëzve, shkruan “Kosovarja”.

Është dalluar gjithmonë për zërin e saj të jashtazonshëm, ku ka marrë pjesë në evente të ndryshme në botën e muzikës.

Adelina ka kohë që nuk është pjesë e skenës muzikore për shkak të angazhime familjare, fillimisht si nënë e pastaj për shkak të angazhimit rreth të shoqit, Bardhylit, i cili u përball me disa sfida të rënda shëndetësore.

Por Adelina vazhdon të jetë aktive në muzikë duke ushtruar profesionin e saj si profesoreshë e pianos dhe solo këndimit.

Përkundër të gjithave, ajo ka vazhduar kontaktet e saj me publikun, përmes rrjeteve sociale, duke I mabjtur ata të informuar për aktivitetet e saj.

Së fundi ajo ka publikuar një imazh në Instagram, e që duket më ndryshe së herave tjera, ndërkohë që ka edhe një pyetje për ndjekësit e saj.

Bie në sy mbishkrimi që i ka bërë fotografisë së saj teksa vërehet sensi i humorit që ka përdorur.

“A po ju pëlqen kapela ime me e re dhe me trendi?? 😜Nuk është Guçi as Luise Vuitton…
Është formë Bojleri firma Gorenje…😜”

Padyshim që përveç ngjashmërisë në fizik, Adelina ka trasheguar edhe sensing e humorit nga babai i saj.

Adelina është mjaft e përkushtuar edhe në jetën private si bashkëshorte, dhe si nënë e dy vajzave./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË