Këngëtarja që konsiderohet sherbeti i estradës, Shyhrete Behluli, ka pasur shumë gëzime këto vite dhe të gjitha festat private të familjes së saj kanë qenë mjaftë të mediatizuara, shkruan “Kosovarja”.

Në dasmat e ahengjet familjare të Shyhretes, padyshim që kanë qenë një pjesë e mirë e kolegeve të saj.

Por, jo edhe Shkurte Fejza, me të cilën këngëtarja prej disa vitesh i ka shkëputur lidhjet.

E, së fundi ka ndodhur një ftohje edhe mes saj dhe motrave Mustafa, për arsyet që tashmë dihen, e që lidhen me tematiken e këngës për nënën, shkruan “Kosovarja”.

Pra, pak a shumë bilbilat e Mushtishtit si kanë punët mirë mes vete.

Meqe në dasmën e Remzies do të jenë edhe motrat Mustafa e Shkurta, a thua a do të shkoj Shyhretja?

Mbetet të shihet…/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË