Young Zerka është emër shumë i dashur për publikun.

Ai është goxha aktiv në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja.

Reperi së fundi ka befasuar me një fotografi, ku shfaqet pranë një djaloshi, ngjashmëria me të cilin është shumë e madhe.

“Zerka, majtas apo djathas”, ka pyetur ai fansat në fotografinë me sozinë e tij, që e postoi në InstaStory.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Young Zerka është “Nuk ma nin”, shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË