Përreth tre vjet përflitet për një lidhje mes këngëtarëve Ronela Hajati dhe Young Zerka. Ndonëse askush prej tyre nuk e ka pranuar me zë të lartë këtë lidhje, ata kanë lënë shenja që vërtet ka dicka mes tyre.

Por ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se cifti është ndarë dhe shkak është bërë mosdashja e Young Zerkës për të zyrtarizuar lidhjen. Megjithatë duket se dicka e tillë nuk është e vërtetë pasi Ronela ka dhënë një sinjal që gjithcka është në rregull.

Ajo ka publikuar në story shoqëruar me disa zemra këngën e fundit të Zerkës, e cila është publikuar vetëm pak orë më parë.

A pohoi në këtë mënyrë Ronela se lidhja e tyre shkon shumë mirë?

MUND TË JU PËLQEJNË