Edicionin e kaluar të “The Voice Kids” Eneda Tarifës iu besua karrigia e një prej trajnerëve të këtij konkursi kaq shumë të dashur për publikun shqiptar. Eneda, Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka të ulur në karriget e trajnerëve formuan skuadrat e tyre me zërat e vogëlushëve dhe dhuruan emocione të mëdha.

Por duket se këngëtarja nuk do të jetë më pjesë e “The Voice Kids”, në edicionin e ardhshëm që pritet të fillojë në muajin janar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram në të cilin shkruan:

“Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri Alkesandër Gjoka, Miriam Cani, Renis Gjoka dhe vecanërisht Ledion Liço për këtë bashkëpunim mbresëlënës. Suksese të gjithë fëmijëve? Le të fitojë më i miri.”

Por kush do e zëvendësojë vallë Enedën në janar? /Blitz

MUND TË JU PËLQEJNË