Young Zerka po finalizon këngën e re.

Young Zerka po punon rreth këngës së re, të cilën pritet ta publikojë së shpejti.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se kënga e re titullohet “Money”, ndërsa do të vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Bashkëpunëtorët e tij në këtë projekt janë Eri Dee, Alandy, ProVideo Albani dhe Key Managment.

“Money -💰- së shpejti- qëndroni 🔥🔥”, ka shkruar Zerka, ndërsa mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË