Edhe këngëtarja e njohur Xhensila Murtezaj cilësohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.

Imazhe plotë sharm, ëmbëlësi e pozitivitet vijnë çdoherë nga bukuroshja për fansat e shumtë në mbarë botën, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është e martuar me aktorin e njohur Bes Kallaku me të cilin kanë një vajzë. Çifti i këndshëm janë nga më të përfolurit e estradës

Vëmendjen më të madhe sigurisht merr Xhensila nga e cila pritet gjithmonë befasia.

E këngëtarja ka sjlellur një foto tejet atraktive e veshur me të kuqe. Ndërkohë që paralajmëron projektin e radhës, vëmendje merr veshja e saj tipike franceze.

Me kapelë në kokë, një pellush krahëve dhe një libër në dorë, ajo duket si një zonjë e rëndë.

“Je T’aime”, ka shkruar në gjuhën franceze Xhensila krahas fotografisë, e që shqip i bie “Të dua”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË