Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj Hajrushi përbëjnë çiftin më të dashuruar dhe shumë të dhënë pas njëri tjetrit.

Ndër vite pranë njëri tjetrit, por dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e freskët, më e pastër dhe më e fortë, duke u bërë shembull për shum të rinj e të reja se si duhet të jetë një dashuri e vërtetë, shkruan Kosovarja.

Ndonëse këngëtarja e dashur ka zhvilluar një jetë shumë të angazhuar, kjo për shkak të profesionit të saj, asnjëherë nuk u ndje vetëm, pasi gjithmonë është përcjellë dhe është menaxhuar nga i shoqi.

Kudo bashkë e asnjëherë të pandashëm, të sigurt e të qetë pranë njëri tjetrit, duke u përballur me sfida të ndryshme në jetë, por kurrë të dorëzuar e të tërhequr.

Këngëtares sonë shpesh iu janë vërejtur ndryshimet e njëpasnjëshme që ka bërë në pamjen e saj, por asnjëherë nuk e ka tepruar dhe të rezultojë jo e pranueshme tek publiku.

Në këto ditë thuajse Shkurten e kanë harruar të gjithë, dhe po merren me Hajrushin, kjo si shkas i mustaqeve të tij që i ka lëshuar në kohët e fundit.

Hajrushi që nga rinia e tij e hershme ka pasur mustaqe, ku deri para dy tri vitesh i hoqi, dhe si duket Shkurtes nuk i ka pëlqyer pamja e tij dhe i lëshoi të rriten prapë mustaqet.

Këtë e ka bërë sigurisht dhe për shijen e Shkurtes që burri t’i duket edhe me pamje serioze. /Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË