E konsideruar “Mbretëreshë e muzikës folklorike dhe popullore”, Shkurte Fejza e meriton vërtet këtë epitet, pasi ka dëshmuar se është zonjë e vërtet në skenë dhe jo vetë.

Ndonëse prej më shumë se 40 vitesh në skenë, Shkurta edhe më tej e mban statusin e këngëtares së famshme. Dhe, jo vetëm e famshme, por edhe e dashur, e kërkuar, shkruan “Kosovarja”.

Shkurta gjithmonë ka qenë në dispozicion të profesionit e publikut dhe padyshim që kohë pas kohe i ka munguar familjes, fëmijëve, sidomos në ditë të veçanta.

“Për shumë vjet me radhë, Vitin e Ri e kam pritur pranë adhuruesve të mi, duke kënduar, dhe u kam munguar familjes sime, fëmijëve të mi”, ka thënë këngëtarja në një rast, transmeton “Kosovarja”.

Sigurisht, në këto ditë, ajo është ndjerë e mërzitur, pasi mungesa e fëmijëve ishte e madhe, e madje këngëtarja mund të ketë derdhur edhe ndonjë lot për shkak të mallit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË