Kur flasim për muzikën e mirëfilltë popullore menjëherë na shkon mendja te një ndër ato këngëtare që publiku e çmon shumë, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për këngëtaren e dashur Remzie Osmani, e cila me zërin e saj të ëmbël secilën herë po tërheq pas vetës një audiencë të gjerë.

Remzia është një prej këngëtareve që kur sjell një këngë të re sigurohet që ta pëlqejë e gjithë publiku.

E natyrisht në këtë aspekt asnjëherë nuk e ka zhgënjyer publikun e saj besnik.

Ajo po ashtu është mjaft e kërkuar për ahengje e mbrëmje të ndryshme familjare.

Zëri i saj i artë ka bërë që të pëlqehet aq shumë e të kërkohet gjithnjë.

Përveç, aktivitetit në skenën muzikore ajo është aktive edhe në rrjetet sociale ku nuk mungojnë përditësimet e saj.

E sot ka nisur ditën në një mënyrë të veçantë.

Duke kënduar këngën e saj të fundit “Padrejtësi në dashuri” me zërin e saj melankolik ajo po dëshmon bindshëm epitetin e saj si ndër këngëtaret më të favorizuara të zhanrit të saj.

Për më shumë dëgjojeni edhe ju vetë dhe binduni se vendin e saj se zë askush./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË