Aktori në 2020 do t’i bashkohet forcave ushtarake Can Yaman është aktor i famshëm turk me prejardhje shqiptare.

Ai u bë i njohur për rolet e tij në serialet “Erkenci Kus “, “Inadina Ask”, “Dolunay” e shumë seriale tjera.

Can ka habitur të gjithë fansat e tij me deklaratën e fundit ku u shpreh se në janar të vitit 2020, do t’i bashkohet forcave ushtarake

Aktori shumë i pëlqyer, me këtë vendim do të heqë dorë nga detajet që e karakterizojnë në pamje, siç janë flokët dhe mjekra.

Një vendim i tillë ende nuk është pranuar nga fansat, të cilët i bëjnë pa pushim thirrje për të ndryshuar mendje.

Cani është shprehur se është i detyruar ta kryejë shërbimin ushtarak. Ai madje, ka kërkuar nga fansat që mos ta marrin si një tragjedi një vendim të tillë.

MUND TË JU PËLQEJNË