Njëri ndër aktorët më të pashëm turk, Can Yaman, po i pushton mediat rozë të Turqisë. Fillimisht u tha se aktori i mirënjohur ishte në lidhje me aktoren e njohur turke, Demet Ozdemir, me të cilën luante në serialin “Erkenci Kus”.

Në mediat turke qarkulloi lajmi se ata ishin bashkë në pushime dhe se për lidhjen e tyre ishin të informuara edhe familjet e tyre. Megjithatë ata nuk janë deklaruar hapur rreth kësaj çështje. Por, spekulimet e fundit po ua turbullojnë mendjen e fansave të çiftit të njohur.

Paparacit e kapën ‘mat’ aktorin e mirënjohur përkrah biznesmenes 26-vjeçare, Aslışah Alkoçlar. Ajo është fytyrë publike, që rrjedh nga një familje e pasur e Turqisë. Në media u përfol për lidhjet e saj me biznesmenët më të njohur të shtetit turk, përcjellë rtv21.tv

Sipas Haberturk, Can Yaman ishte parë me Aslışah Alkoçlar në një lokal në Belek të Turqisë. Ata u larguan nga ky vend, posa panë se po fotografohen nga paparacit. Bukuroshja tha se ata janë vetëm shokë dhe se nuk ka romancë mes tyre.

Mirëpo, ky qëndrim i saj u nënkuptua se këto janë vetëm shkëndija të një lidhje të mundshme mes tyre. Ndërsa, nga ana e aktorit nuk pati ndonjë reagim. Alkoclar ishte në lidhje njëvjeçare me biznesmenin Altug Leblebici. Ata i ndanë rrugët, ani pse ishin në prag të martesës.

MUND TË JU PËLQEJNË