Njëri ndër aktorët më të pashëm turk, Can Yaman, po i pushton mediat rozë të Turqisë, për lidhjet e tij të dashurisë.

Fillimisht u tha se aktori ishte në lidhje me aktoren e njohur turke, Demet Ozdemir, me të cilën luante në serialin “Erkenci Kus”. Por, muajin e kaluar paparacit e kapën ‘mat’ aktorin përkrah biznesmenes 26-vjeçare, Aslışah Alkoçlar.

Ajo është fytyrë publike, që rrjedh nga një familje e pasur e Turqisë, shkruan rtv21.tv Në media u përfol për lidhjet e saj me biznesmenët më të njohur të shtetit turk. Pas gjithë këtyre lajmeve në lidhje me këtë për herë të dytë ka reaguar, Aslışah Alkoclar.

Ajo përsëriti po të njëjtat deklarata se Canin e ka mik të mirë, por mohoi kategorikisht një lidhje apo romancë ndërmjet tyre. Kujtojmë se, biznismenja ishte në lidhje njëvjeçare me biznesmenin Altug Leblebici, por ata u ndanë në prag të martesës.

MUND TË JU PËLQEJNË