Ka arritur t’a mbajë afër vetës publikun për vite me radhë, shkruan “Kosovarja”.

Me një sukses të jashtëzakonshëm, Meda po e vazhdon karrierën e tij muzikore.

Kështu, ai është tashmë njëri nga këngëtarët më të kërkuar për ahengjet e ndryshme familjare.

Përveç për karrierën e tij muzikore, njerëzit kanë shfaqur gjithmonë interes të dijnë më tepër për jetën private të Medës.

E ai, nuk ka hezituar asnjëherë për t’a shfaqur dhe njoftuar publikun me familjen e tij.

Tani Meda dhe Lulja janë njëri ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura për të gjithë.

Ata paraqiten çdoherë të lumtur bashkë, duke u bërë në këtë mënyrë model për familjet shqiptare.

As imazhet e fëmijëve nuk mungojnë, bile shpesh i ndajnë me publikun në rrjetet sociale.

Këtë radhë është Lulja, ajo e cila ka publikuar katër fëmijët në Instagram.

Një ‘pikturë’ e bukur e fëmijëve që duken aq të lezetshëm e të lumtur. Sigurisht që kujdesi dhe përkushtimi i prindërve ndaj tyre është i madh.

Në këtë mënyrë edhe jeta e fëmijëve është më e bukur dhe e lumtur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË