Lulja e Meda kanë arritur të jenë ndër çiftet më të përfolura në showbizin shqiptar, të cilët po arrijnë të jenë tejet të komentuar për paraqitjet e tyre interesante.

Martesa sigurisht që cilësohet si dita më e bukur e jetës, dhe që gjithmonë arrin të kujtohet me plotë emocione dhe nostalgji,shkruan Kosovarja.

E të njëjtin emocion po e ka ende edhe Lulja, bashkëshortja e Medës, e cila e ka ndarë një imazh të rrallë e të bukur nga martesa e tyre para 12 viteve, ku janë shfaqur dorë për dorë dhe tejet të lumtur.

Duke bërë një dallim nga tani, vërehet se çifti ka pësuar ndryshime të dukshme në pamje por që ende po arrijnë të jenë në top formë.

Ky imazh u pëlqye shumë nga ndjekësit e saj, dhe u komplimentuan për paraqitjen e tyre të cilët po shkëlqejnë nga bukuria.

Ndryshe kujtojmë që çifti janë prindër të katër fëmijëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË