Historia e Lirimit dhe Lulës është bërë virale në rrjetet sociale.

Ata kanë arritur që përmes rrjeteve sociale të njihen kudo në botë ku ka shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Kjo falë aktiviteteve të tyre herë qesharake e herë emocionuese. Por sprova e fundit e tyre bëri që çifti të marrin përkrahje të madhe nga gjithë shqiptaret në forma e mundësi të ndryshme.

Bashkëshortja e Lirimit Lulja është prekur nga Leukemia, sëmundje kjo e cila tronditi jetën e tyre dhe harmoninë.

Megjithatë ata janë marrë shembull se si kanë arritur ta luftojnë dhe po vazhdojnë duke jetuar momentet e duke i shndërruar ato në gëzime.

Së fundmi, kur e gjithë bota është duke rënkuar nga përhapja e pandemisë Covid -19, edhe dyshja e njohur janë në karantinim ku edhe po ndajnë momente të bukura së bashku.

Madje, edhe Lulja po duket për marshallah. Ndryshe ata janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Elena./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË