Bekim Brestovci tashmë nuk është emër i panjohur për opinionin tonë, shkruan “Kosovarja”.

Puna e sukseset e tij të shumta e bëjnë aq më të njohur dhe të dashur, sidomos për ata të fushës së biznesit.

Ju kujtojmë se Bekim Brestovci, për 25 vite mërgim, ka arritur të bëhet një ndër biznesmenët më të suksesshëm në Gjermani, në pronësi të të cilit qëndrojnë 11 firma me mbi 1000 punëtorë.

Dhe, pa e zgjatur shumë: Bekim Brestovci është një model dhe udhërrëfim për njerëzit që synojnë suksese në jetë e në biznes.

Ai, me një rrëfim jete, punë e suksese, këto ditë do vjen me librin me titull “Fati, guximi dhe suksesi”.

Me këtë libër, Brestovci vjen si rrëfyes i jetëshkrimit të tij, e në të cilat faqe të librit ka përfshirë shumë personazhe që lidhen me jetën e tij, që nga fëmijëria e hershme, nga jeta shkollore, nga jeta nën pushtimin serb, nga udhët e mërgimit, nga qëndrimi në Gjermani dhe sukseset elite në biznes dhe në ngritje profesionale në këtë shtet.

Prandaj, shumë ka çka të shkruhet për Brestovcin, i cili është shndërruar në një personazh modeli për jetë të suksesshme, të lumtur.

Por, kësaj radhe, na cytën fjalët e tij të shkruara në rrjetin e tij social, tek i përkujton prindërit e tij, me një foto, ndaj të cilëve është mirënjohës që sot është ky që është dhe me krenari e suksese e feston ditëlindjen e 50.

Postimi i tij i plotë:

SOT e 50 vite më parë, më sollët në jetë, të dashurit nënë e babi im.
Më dhatë jo vetëm jetën, por edhe dashurinë ndaj jetës e gjithë asaj që më rrethon.
Një gjysmë shekulli jetë të lumtur e plotë dashuri. Një gjysmë shekulli jetë me ambicie për një gjysmë shekulli tjetër me shumë shëndet, plot lumturi, e plot e përplot dashuri./“Kosovarja”

MUND TË JU PËLQEJNË