Ndjenja më e bukur në jetë thuhet që është momenti kur bëhesh prind.

Ndjesia që ta jep përqafimi i një qenie kaq të butë siç është fëmija, nuk krahasohet me asgjë, shkruan “Kosovarja”.

Këtë ndjenjë të mrekullueshme këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu e ka përjetuar së fundi, ku u bë baba për herë të katërt.

Ermali dhe bashkëshortja e tij Ariana e kanë pagëzuar vajzën me emrin Ana. E ndërkohë çifti po publikojnë fotografi të ndryshme familjare bashkë me anëtaren e re Anën.

Së fundi është Ermali ai i cili ka publikuar një imazh me bashkëshorten e tij, e cila mbështet kokën tek ai.

Krahas fotografisë ku Ermali shihet i lumtur me Arianen ai shkroi edhe disa fjalë: “Arti , Buna , Era , Ana ju don Babi & Mami shumë”, shkroi këngëtari në instagram.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar dhe bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË