Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se sot për herë të parë në këtë universitet do të ligjërohet gjuha spanjolle e cila me iniciativën e Fakultetit të Filologjisë në UP u bë e mundur që të futet si lëndë zgjedhore.

“Dashamirët e gjuhës spanjolle për herë të parë do të kenë një vend për ta mësuar këtë gjuhë, falë iniciativës së Fakultetit të Filologjisë të UP-së që këtë gjuhë ta vendosë si lëndë zgjedhore në programin e këtij viti akademik.

Ligjëratën e parë të kësaj lënde do ta mbajë profesori nga Universiteti i Tiranës, Serxho Rama, e cila do të zhvillohet nesër, më 4.09.2019, në orën 12:00”, shkruhet në njoftim.

MUND TË JU PËLQEJNË