Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e hoxhë Asllan Murati, nga Mitrovica i cili ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini nga viti 1998 e deri tek rivarrimi i tij.

Postimi i plotë i Haradinajt:Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.

Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre.

Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit.I qoftë i lehtë dheu!

MUND TË JU PËLQEJNË