Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur takimet me liderët e partive për të marrë mbështetjen e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Aktualisht, Mustafa e ka përfunduar takimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e ka konfirmuar këtë për lajmi.net teksa ka thënë se më vonë do të jipen edhe detajet tjera.

“Është kryer takimi. Është e vërtetë që kanë qenë në takim. Më vonë dihen detajet”, ka thënë Gjini .

LDK e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme se do inicojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti për dy arsye; prishjen e raporteve me SHBA-të për shkak të taksës si dhe shkarkimit të paparalajmëruar të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Mustafa gjatë ditës pritet të ketë edhe takime tjera me liderë të partive opozitare.

MUND TË JU PËLQEJNË