Një mënyrë e shpejtë dhe e shijshme për të përgatitur tranguj turshi. E përsosur për fillestarët në kuzhinë.

20 tranguj

2 l ujë

½ filxhan kripë

6 lugë gjelle sheqer

4 filxhanë ujë

4 filxhanë uthull molle
kurkuma

4 lugë gjelle fara mustarde

1 lugë gjelle fara selinoje

Kripën hidheni në 2 litra ujë.

Shtoni edhe trangujt e prerë në rrathë dhe lërini të pushojnë për 2 orë.

Pastaj lajini mirë dy herë dhe kullojani ujin.

Në një enë bëni bashkë 4 filxhana ujë me uthull, kurkumën dhe farat e mustardë dhe selinos.

Lërini të marrin një valë e më pas shtoni trangujt.

Vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta në zjarr të ulët.

Pas kësaj, trangujt vendosini në kavanozë të sterilizuar.

Ruajini në vend të ftohtë dhe të errët.

MUND TË JU PËLQEJNË