Vera është periudha më e mirë për të shfrytëzuar perimet.

Një mënyrë për ta bërë është edhe konservimi i tyre gjatë kësaj stine, për t’i konsumuar gjatë dimrit.

Të gjithë e dimë dhe e kemi provuar që me bishtajoret, kryesisht fasulet, perimet turshi shijojnë shumë, megjithatë ne kemi menduar se jo të gjitha perimet mund të ruhen.

E kemi pasur gabim! Nëse ju duken teknika të vjetra këto të bërjes së turshive, jeni përsëri gabim sepse gastronomia e viteve të fundit po i përdor shumë.

Përbërësit që ju duhen për të bërë turshi perimesh janë: karota, lulelakra, selinoja, domatet jeshile, domatet e pjekura, specat e kuq, qepët, hudhërat. Përveç këtyre që janë baza duhet gjithashtu kripë, ujë, dafinë, piper dhe xhinxhefil apo aroma të tjera që keni të preferuara.

Pasatroni të gjitha perimet, pritini sipas formave që dëshironi dhe vendosini në enë qelqi duke ju shtuar përbërësit e sipërpërmendur. Përveçse për aromë, erëzat shërbejnë edhe për të mbajtur larg mykun dhe bakteret.

Në një enë shkrini 30 gr kripë të trashë për çdo 1 litër ujë që do të zjeni. Lëreni të ftohet dhe hidheni nëpër enët e perimeve. Në fund mbylleni hermetikisht dhe lërini të pa hapura për të paktën 10 ditë. Në këtë pikë ato janë gati, mund t’i ruani më pas në frigorifer dhe t’i shoqëroni me vaj ulliri sa herë doni t’i hani.

MUND TË JU PËLQEJNË