E thjeshtë dhe e lehtë për përgatitje dhe shumë e shijshme

Përbërësit:

– 2 patëllxhanë të vegjël;

– kripë;

– piper;

– 2 dl vaj ulliri;

– një grusht ullinj;

– 3 thelpinj hudhre;

– majdanoz apo fletë selinoje;

– pak spec djegës (opsionet: spec djegës i kuq i bluar apo i grirë i freskët, i shtypur djegës),
– një lugë uthull balsami.

Përgatitja:

Patëllxhanët lani mirë dhe pritni në rrathë.

Tepsinë lyejeni me vaj dhe nxeheni në furrë.

Nxirrni rrathët e radhitur, pastaj qitni kripë dhe spërkatni me pak vaj ulliri.

Piqni rreth 20 minuta në 250 gradë Celsius.

Në kavanoz qitni vaj, patëllxhanin e pjekur dhe përbërësit e tjerë.

Shtoni gjysmë luge të vogël kripë dhe piper.

Përzieni ngadalë.

MUND TË JU PËLQEJNË