1 kg domate të gjelbra

1 kg karrota

2 kg domate të kuqe, speca

½ kg ullinj të zinj

½ kg speca djegës të pjekur

Për marinadën:

5 lugë gjelle kripë

400 gr sheqer

kopër

magdanoz

2-3 qese piper kokërr

1 ½ gotë uthull

1 gotë vaj

15 copë tableta aspirin

Domatet e gjelbra, karrotat e specat pritini në copa, ndërsa ullinjtë dhe specat e pjekur djegës lërini sic janë.

Kripën, sheqerin e piperin kokërr bëjini bashkë me kopërin dhe magdanozin e imtësuar. Pastaj shtoni edhe përbërësit e tjerë dhe lëreni të pushojë për 24 orë, por duke i përzier herë pas here.

Në një enë bëni bashkë uthullën, vajin e aspirinën dhe ziejini derisa të shkrihet aspirina. Kushtojini kujdes që masa të mos vlojë, por të qëndrojë në zjarr derisa të shkrihet aspirina!

Këtë marinadë hidhjauni perimeve dhe lërini të pushojnë ashtu për 1-2 orë.

Pastaj vendosini nëpër kavanozë.

Turshitë greke nuk zihen dhe mund të konsumohen menjëherë.

MUND TË JU PËLQEJNË