Përbërësi kryesor për turshi speciale janë trangujt e freskët dhe të fortë.

Ndërsa, kripa e uthulla, por edhe hudhra, magdanozi e dafina i japin shijen e duhur për t’i konsumuar në dimër.

2 kg tranguj të vegjël

8 gota ujë i ngrohtë

6 filxhana çaji uthull

4 lugë gjelle kripë e trashë

2 lugë gjelle sheqer

1 filxhan kafe piper kokërr

gjethe dafine

Së pari përgatisim shëllirën.

Ujin e hedhim në një tenxhere dhe e vëmë të ziejë në zjarr. Pastaj e largjmë nga zjarri.

Shtojmë në ujë të gjithë përbërësit e lartcekur dhe e trazojmë mirë.

Pastaj e lëmë mënjanë që të ftohet tërësisht.

Ndërkohë përgatisim trangujt.

Fillimisht i lajmë të gjithë trangujt mirë. Pastaj i bëjmë gati për t’i futur në kavanozët, ku do t’i konservojmë.

Trangujt i rendisim mirë nëpër kavanozë duke i ngjeshur lehtas. Më pas u hedhim shëllirën.

Pasi janë mbuluar me shëllirë, kavanozëve u vendosim kapakun duke e shtrënguar fort.
Turshitë e përgatitura kështu ruhen në vend të errët.

Janë gati për konsumim pas 10 ose 20 ditësh.

MUND TË JU PËLQEJNË