Zakonisht jemi mësuar që ta shohim atë vetëm në ekran, intervista e emisione të ndryshme.

Me prezencën e këngëtarit të mirënjohur Naim Abazi, pothuajse të gjithë janë rritur, pasi asnjëherë nuk është ndalur duke sjellë këngë e hite të ndryshme, shkruan Kosovarja.

Me një fjalë të gjithë i dijmë profesionet e tij, pasi është këngëtarë, doktor e tani në vitet e fundit edhe udhëheqës i zoti i emisionit të tij “Odeon”.

Kur vjen puna tek familja rrallë që na është prezantuar me ndonjë anëtar të familjes, pasi në këtë pjesë ka qenë mjaft i rezervuar.

Kurse, këtë herë Abazi sikur të ketë vendosur të thejë akullin, pasi na njoftoi me të vallin Besim Abazin.

Naimi jo vetëm që e prezantoi por njëkohësisht edhe e uroi për ditëlindje, ku ndër të tjera shkroi: “Urime vëlla, edhe 100 të lumtura e të bukura, me kuptim, me përmbajtje me dashuri dhe me pafundësi lumturie”.

Besimi mund të jetë i panjohur për ndonjë njeri, por jo për të gjithë, pasi edhe ai zotohet të jetë një fytyrë e njohur.

Kjo pasi që është gazetar shumëvjeçar i televizionit “Zëri i Amrikës”, dhe profesor i fakulteti të gazetarisë.

Po ashtu, ka qenë dhe moderator e ka udhëheqë disa spektakle, evente të ndryshe të bukurisë e të modelizimit. Me një fjalë i gjithanshëm, që me aftësitë e tij ka arritur të jetë mjaft i njohur ashtu sikurse vëllai. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË