Ka vite kur është prezente në botën e televizionit. E këtë ia kanë mundësuar dy profesionet e saj ai i këngëtares dhe moderatores.

Fillimisht bëri emër si këngëtare e tani si moderatore duke udhëhequr njërin prej emisioneve më të shikuar “Odeon”, shkruan “Kosovarja”.

Si zakonisht jo vetëm me bashkëpunime muzikore por edhe këtë emision s’do ishte e bukur dhe e lehtë për Mihrijen pa prezencën e bashkëshortit të saj Naimit.

Çifti në fjalë ia kanë dalë mjaft mirë ta zotërojnë tash e sa vite moderimin e emisionit duke mos i zhgënjyer shikuesit e tyre.

Ndryshe prej kësaj, çifti i njohur jo rrallë herë kanë treguar respektin dhe dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Sot Mihrija ka postuar disa imazhe ku duket për mrekulli, saqë lirshëm në këto ditë të ngrohta vjeshte mund ta krahasojmë me një lule vjollce.

Me siguri që edhe Naimi po e sheh të tillë. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË